Wednesday, July 7, 2010

Te Dua SHQIPERI....

Kombëtarja gjermane, letër tifozëve


Para zhvillimit të gjysmëfinales dhe njërit prej dueleve më të mëdha të Botërorit, kombëtarja gjermane u ka dërguar një letër tifozëve në Gjermani, me të cilën ata i falënderojnë të gjithë për mbështetjen e treguar për ‘Die Nationalmanschaft’.

Për tifozët tanë në Gjermani

Ne të gjithë kemi parë fotografi nga Gjermania. Qindra mijëra tifozë në sheshet publike, miliona ekrane gjigante televizive, emocione në të zezë, kuq dhe ari (ngjyrat e flamurit gjerman). Vendi ynë argëtohet me një festë paqësore futbollistike.

Edhe pse jeni gati 10 mijë kilometra larg, mbështetja juaj është këtu për çdonjërin prej nesh. Entuziazmi juaj na jep një shtysë për gjithsecilin prej nesh. Entuziazmi juaj na jep një shtytje të veçantë. Mbështetja juaj na bën më të fortë.

Rrugës tonë për në finale ende nuk i ka ardhur fundi, festa do të vazhdojë. Në Afrikën e Jugut dhe në Gjermani. Ne jemi të gjithë një ekip. Dhe ne të gjithë kemi një qëllim shumë të madh. Së bashku ne mund ta bëjmë këtë!

Ekipi juaj

Del Bosque: Jemi Spanja e Euro 2008

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, duket të ketë marrë kurajë nga ‘oktapodi’ i famshëm, pasi në konferencë për shtyp ka folur për të kaluarën dhe për filozofinë e pandryshuar të skuadrës së tij.

“Gjermania gjithmonë ka qenë nëpër finalet, ne këtë e dimë nga fëmijëria. Le të shohim nëse këto rekorde janë të vërteta apo jo. Është e vërtetë se Spanja nuk ka qenë e turneve të mëdha deri tani. Dy vite është kohë e gjatë, por ne nuk kemi tentuar ta fshijmë të kaluarën. Ne tentojmë ta ndjekim të njëjtën rrugë me disa ndryshime sepse stagnimi nuk është i mirë. Por, ne nuk e kemi harruar të kaluarën. Nuk ka shumë dallime në krahasim me Euro 2008. Sidoqoftë, është e vërtetë se tani kemi qenë më të çrregulluar”.

“Gjermania ka aftësi të mira kundërsulmuese, mbrojtje të mirë dhe individë të mirë. Ne jemi dy ekipe të forta që e prezantojmë mënyrën se si luhet futbolli në Evropë. Ne jemi dy ekipe të ndryshme. Ata janë më të drejtpërdrejtë dhe më vertikalë, kurse ne përhapemi më shumë në sulmet tona. Ata kanë lojtarë të cilësisë së lartë. Lahm, Schweinsteiger, Klose, Ozil, të gjithë këta mund ta bëjnë diferencën”, deklaroi Del Bosque

Tuesday, July 6, 2010

Gaga: Asnjëherë nuk do të tradhtoja

Lady Gaga është e bindur se ajo asnjëherë nuk do ta tradhtonte një të dashur, pasi që ka një kod të fuqishëm moral.

Këngëtarja e hitit “Poker Face”, për të cilën thuhet se ka ringjallur lidhjen me ish të dashurin Matthew Williams, thotë se ajo është shumë e përkushtuar në një lidhje, përkundër faktit se shpesh e portretizon veten si një femër e egër.

“Si një këngëtare jam mizore dhe egër, por si person kam një kod të fuqishëm moral. Asnjëherë nuk do ta tradhtoja një mashkull; unë besoj në sinqeritet dhe integritet... Mos u mashtroni nga mënyra si dukem- pas gjitha këtyre unë e di se kush jam dhe cilët janë kufijtë e mi”, ka thënë këngëtarja për Mail on Sunday.

Snoop Dogg në klub me 100 femra

Snoop Dogg ka bërë qejf i shoqëruar nga me më se 100 femra në një VIP dhomë së fundi në një klub të Londrës.

Krijuesi i hitit “Drop it Like it’s Hot” madje ka refuzuar edhe kamerierët meshkuj dhe rojet e tij kanë ftuar në dhomë vetëm femra.

“Snoop ishte në elementin e tij. Ai kishte dhomën e tij në pjesën e pasme të klubit dhe aty mund të kishte më shumë se 100 femra”.

“Ai kishte dy roje të mëdha sigurimi në derë të cilët nuk lejonin dhe ndalonin çdokënd të qëndrojë afër. Ata madje refuzonin stafin mashkullor të cilët bartnin shampanjë. Sigurimi i mbante sytë hapur dhe nëse shihte ndonjë zonjë ata mendonin se Snoop do ta pëlqente, dhe i ftonin”, ka thënë burimi.

Eros Ramazzotti më 30 korrik në Prishtinë

Në agjendën e turneut veror të këngëtarit me nam Eros Ramazzotti, për herë të parë është edhe shteti më i ri në botë. Këngëtari italian ka rezervuar datën 30 korrik për koncertin e tij në Kosovë, nikoqir i të cilit do të jetë stadiumi i Prishtinës.

Ramazzotti do të “zbarkojë” në kryeqytet vetëm tri ditë pas koncertit në Palermo, për të “fluturuar më pas” drejt Cagliarit. Data e koncertit në Prishtinë tashmë është publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të këngëtarit.

Eros Luciano Walter Ramazzotti, i njohur shkurt si Eros Ramazzotti, do të jetë në “dispozicion” të adhuruesve të tij shqiptarë për fiks dy orë e gjysmë. Këngëtari 46-vjeçar do të ngjitet në skenë për të kënduar live megahitet e tij si, “Parla con mei”, “I belong to you”, “Terra promesa”, “Piú bella cosa” “Fuoco nel fuoco”, “Se bastasse una canzone”, “Solo un volo”.

Këngëtari italian do të ngjitet në skenën e stadiumit të Prishtinës duke iu “bindur” një dëshire të vetme të organizatorit – gjatë performancës të mbajë në kokë një plis, si simbol identifikues të shqiptarëve.

Eros Ramazzotti është kantautor italian i cili gjatë karrierës së tij 25-vjeçare ka realizuar 14 albume. Albumet e Ramazzottit janë shitur në mbi 50 milionë kopje. Ramazzotti është i njohur për bashkëpunimet e tij me këngëtarë si Tina Turner, Anastacia, Luciano Pavarotti, Laura Pausini, Ricky Martin etj.

Çmimi i biletës do t’i përshtatet standardit të Kosovës dhe do të jetë mjaft i arsyeshëm, me fjalë tjera ai nuk do ta kaloj shifrën prej 15 eurosh. Sponsorë medial të koncertit janë “Koha Ditore”, “Kohavision dhe “Radio Blue Sky”.

Monday, July 5, 2010

Ronaldo bëhet baba.

Ylli i Real Madridit dhe ish-fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se është bërë baba.

Ronaldo e ka bërë të ditur lajmin se është bërë baba në Twitter, ndërsa fëmija i tij është një djalë, për të cilin do të kujdeset ai vetë, pasi që nuk e ka bërë publik emrin e nënës së fëmijës.

“Është kënaqësi dhe emocion i veçantë, të bëj të ditur se së fundmi jam bërë baba i një fëmije që është djalë. Siç jemi marrë vesh me nënën e fëmisë, që preferon ta mbajë identitetin e saj në konfidencialitet, djali im do të jetë nën përkujdesjen time të veçantë”.

“Asnjë informacion tjetër rreth kësaj çështje nuk do të publikohet dhe kërkoj nga të gjithë që të respektojnë të drejtën time dhe të djalit për privatësi, së paku për çështje si këto”, shkroi Ronaldo në Twitter.

Jetmiri: Paratë nga BB do t'i harxhoj për një OJQ

Fituesi i “Big Brother 3”, Jetmir Salija, ka bërë të ditur se çka do të bëjë më paratë e fituara nga ky ‘reality show’.

Të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë do të bëjë Jetmiri me shumën e parave të fituara, ndërsa ai pohon “se do bëjë diçka ndryshe, në të mirë të të gjithëve, ndoshta të krijojë një OJQ, premtoj se do të mbledh pranë vetes qindra të rinj shqiptare që ndihen të braktisur apo të frustruar nga sistemi politik shqiptar, por për detaje të tjera është ende herët për të folur”, ka thënë Jetmiri për gazetën shqiptare Shekulli.

Përveç shumës së parave, ai fitoi dhe dashurinë e njërës prej konkurrenteve të tjera në atë shtëpi, Rrezartës.

Ishin të shumtë ata që dyshuan se lidhja e Jetmirit me Rrezartën ishte vetëm për shou, por jo, Jetmiri ka pohuar se dashuria e tyre është forcuar edhe më shumë me daljen nga shtëpia, duke treguar se Rrezarta është gjysma tjetër e tij

Stili i flokëve tregon një pjesë të personalitetit

Duke parë se çdonjëri prej nesh ka stilin e tij të flokëve e që tregon një pjesë të personalitetit të tyre më poshtë janë renditur gjashtë gjërat ju duhet të dini për flokët tuaj, si këshilla të vlefshme për të ditur më shumë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e flokëve sepse siç thonë shumë njerëz, “janë gjysma e bukurisë”.

Gjashtë gjërat ju duhet të dini për flokët tuaj:

• Shkoni në një sallon bukurie në qoftë se keni flokë të gjatë pasi këshillohet të kujdeseni më shumë për to.

• Mos shkoni në një sallon në qoftë se ju doni diçka standarde. Një berber i lirë do të ishte zgjidhja.

• Përdorni shampo dhe balsam për flokët tuaj.

• Mos lani flokët shpesh, dy herë në javë është e këshillueshme.

• Bëni një prerje të shkurtër në qoftë se keni një eveniment ose martesë.

• Pas keni prerë flokët prisni një javë për të parë modelin që keni dëshiruar të realizoni.

Nevina Shtylla Shpallet “Miss Shqiperia 2010″

16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla, ka qenë ajo që ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës shqiptare, dy net më parë në kalanë e Gjirokastrës. Mes 32 konkurenteve të ardhura nga të gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve, por edhe vende perëndimore ku jetojnë prej vitesh, bukuroshja nga Tirana ka arritiur të dallojë, duke fituar korrorën e ëndërruar. Shoqëruesja e parë u shpall Vjola Hoxha, ndërsa shoqëruesja e dytë u shpall Xhesika Duni. Siç ka ndodhur përgjatë këtyre 12 viteve konkursi i bukurisë, përveç garës së fortë solli në një nga pikat historike më të njohura shqiptare edhe një spektakël të shkëlyqer, me të ftuar dhe surpriza të shumta. Përformuan, nën drejtimin e Inis Gjonit dhe Artan Imamit, disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj. Përveç këngëtarëve nga Italia dhe Greqia, të ftuar posaçërisht nga Bozo, ishin dhe emra të njohur shqiptarë që ia shtuan ritmin spektaklit. Eranda Libohova, mike e vjetër e këtij eventi, Vëllezërit Korçarë Endri dhe Stefi, gjithashtu, Orinda Huta e Gerta Heta sollën para publikut, sharmin, elegancën dhe shijen e muzikës së mirë e performancës së zgjedhur. Krahas tyre, performanca e vetë vajzave, të cilat garuan për të rrëmbyer kurorën që prej një viti e mbante bukuroshja korçare Ertemiona Meidani, sollën një natë vërtetë të paharrueshme në kalanë e lashtë të Gjirokastrës.
Juria këtë vit kishte në përbërjen e saj personalitete të artit dhe kulturës. Për vajzat konkurrente u dhanë dhe disa çmime të tjera si “Miss Turizmi”, “Miss buzëqeshja”, “Miss eleganca”, “Miss inteligjenca” etj. Spektakli nga ku doli vajza më e bukur e Shqipërisë, përmban në vetvete konkursin e bukurisë, atë të inteligjencës, si dhe një garë të aftësive artistike të pjesëmarrësve. Shumë vajza nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë paraqitur, që në ditën e parë të seleksionimit të vajzave, që morën pjesë në edicionin e këtij viti të “Miss Shqipëria 2010”. Pas paraqitjes së tyre ka shënuar kështu starti i këtij konkursi bukurie të organizuar nga “Deliart Assocation” me producent Petri Bozo. Në këtë edicion të 12-të të konkursit të organizuar nga Petri Bozo konkurruan në Kalanë e Gjirokastrës, mbrëmjen e 1 korrikut, 32 vajza të përzgjedhura nga 450 pretendente të paraqitura në zyrat e “Deliart Association”.

New Hit Enrique Iglesias ft. Akon - One Day At A Time

Ciljeta: U zhvesha per 100 mije euro

Sot është 25 vjeç… Ka plot 10 vite që aderon në skenën shqiptare dhe mund të cilësohet pa frikë një princeshë e saj. E nisi rrugëtimin në botën e famës si modele, për të kaluar më pas në një tjetër zhanër, në atë të muzikës. Linjat e përsosura trupore e kthyen shumë shpejt Çiljeta Xhilagën në një “Seks Simbol” për mbarë Shqipërinë… I ka ngjitur ngadalë shkallët e suksesit, kjo është arsyeja që ajo vijon edhe sot t’i rezistojë skenës shqiptare. Nuk ka pasur kurrë zhgënjime, madje përkundrazi vetëm ka shkëlqyer. Me shkëlqimin që kurrë nuk i ka munguar, ajo vjen edhe sot në “Bluetooth”, për të treguar edhe një herë hiret e saj. Ndonëse prej vitesh ka zgjedhur të mos zhvishet më, në sytë e njerëzve ajo do të mbetet gjithmonë si vajza që theu tabutë në të gjitha ekranet shqiptare, si femra me linjat më seksi në të gjithë Shqipërinë… Çiljeta Xhilaga vjen së fundmi si imazh i “Birra Tirana”. Sikundër edhe shumë femra të bukura në botë, Çiljeta zgjodhi të jetë imazh i një kompanie pijesh. Prej 7 vitesh e kemi parë të ngjitet në skenë vetëm si këngëtare, po cila është arsyeja që e tundoi Çilin t’i rikthehej reklamave? Çiljeta na tregoi se nënshkrimi i kësaj kontrate, veç emocioneve të shumta, do t’i sillte edhe shumë të mira financiare. U interesuam dhe zbuluam se ajo pranoi t’i rikthehet pasionit të vjetër, reklamave, kundrejt një pagese super të majme. Kontrata 2-vjeçare e nënshkruar me “Birra Tirana”, do t’i shtojë llogarisë bankare të Çiljetës një shifër prej 100.000 (mijë) eurosh, veç pagesës mujore, e cila do të jetë gjithashtu një shifër e konsiderueshme. Një rikthim i furishëm ky i këngëtares simpatike, e cila në këtë reklamë do të vijë me një pamje tejet sensuale, larg fustaneve të deritanishme. Çili do të shfaqet në të gjitha reklamat televizive dhe billborderat kudo në Shqipëri, e veshur me një palë rroba banje ngjyrë të gjelbër, në stilin e një “sex simboli”, nën sloganin “Provo të më pish të tërën…”. Më interesante se kurrë, me gjestet gjithashtu provokuese, ajo do t’i çmendë të gjithë fansat e saj. Në ndryshim nga fotot e adoleshencës, në të cilat ajo na paraqitej si një vajzë imcake, me gjoksin e mbushur, në fotot që sjellim sot ekskluzivisht në “Bluetooth”, Çiljeta vjen me një stil mediteran, me linja edhe më të përsosura, thuajse perfekte. Por, këtë verë Çiljeta ka vendosur të plasë shumë bomba. Ndërsa më lart zbuluam vetëm njërën prej tyre, në vijim do të zbulojmë dy surprizat e reja të këngëtares. Këngën e fundit e ka nxjerrë gjatë verës së kaluar… Kënga “Deja vu” sapo u lançua, goditi në veshët e dëgjuesve duke u kthyer kështu, në një nga mega-hitet e asaj vere. Ndonëse që prej verës së shkuar Çiljeta nuk ka nxjerrë më këngë të reja, ofertat për koncerte, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, ajo i ka pasur të rrufeshme. Mungoi edhe në kompeticionet më të rëndësishme të muzikës moderne në Shqipëri, për t’i rezervuar publikut të saj 2 këngë të reja këtë verë. Të dyja këngët mbajnë firmën e kompozitorit Flor Mumajesi dhe përbëjnë në vetvete një mrekulli. Kënga dhe klipi i parë do të vijë si vazhdim i “Deja vu”. Edhe personazhet në klip do të jenë po të njëjtët. Ndërsa kënga e dytë, do të jetë një bashkëpunim me rreperin “2po2” nga Kosova, dhe do t’i përkasë ritmeve RNB. A doni më për Çilin?!!

Sunday, July 4, 2010

Lady Gaga, arrin 10 mln fansa ne Facebook.

Lady Gaga thyen një rekord virtual, duke regjistruar 10 milionë fansa në faqen e Facebook.

Në muajin prill numëroheshin vetëm 6 milionë por tashmë kanë kaluar kufirin e 10 milionëve, duke kaluar aktorin amerikan Vin Diesel e presidentin Barak Obama.

Më popullorë se këta të tre është loja Texas Hold’Em Poker me 22 milionë, Michael Jackson me 14 milionë, Mafia Wars (12), autopromocioni i FB (11) dhe vizatimori “Family Guy” (10).

Sipas famecount.com që analizon Twitter e YouTube, Lady Gaga mban rekordin absolut në këto dy faqe. Këngëtarja amerikane e ndërtoi gjithcka brenda 2 viteve pasi debutoi në vitin 2008 me albumin e saj të parë.

Facebook, sistem i ri per fotot.

Tani e tutje do të jetë Facebook që do të sugjerojë fytyrat që duhet të bëhen “tag” në fotot që do të hidhen në faqe.

Rrjeti social është duke testuar një teknologji që njeh fytyrat e personave në imazhet dixhitale, një lloj anti-kamere për njohjen e fytyrave.

Faqja nuk ka arritur akoma në fazën që do të njoh automatikisht fytyrat në foto, por ka zhvilluar një mekanizëm “lehtësues”.

Si mendoni? Kush shkon ne Finalen e madhe te 11 Korrikut?

SEMI-FINALS
MatchDate-TimeResultsCity
6106/07 19:30UruguayUruguay-- x --Netherlands NetherlandsCape Town
6207/07 19:30GermanyGermany-- x --Spain SpainDurban